Site icon PORTALB

Lavrov: Nuk ka dëshmi për përzierje ruse në punët e brendshme të Maqedonisë

Sergey Lavrov

Sergey Lavrov

Nuk janë dorëzuar kurrfarë dëshmish për përzierjen ruse në çështjen “për ndryshimin e emrit të Maqedonisë”, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov gjatë Konferencës së 55-të të Sigurisë në Munih.

“Ishim të akuzuar se përzihemi në problemin me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, por nuk dorëzuan kurrfarë dëshmish”, theksoi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit i kanë pasur të gjitha mundësitë për sukses, “por zgjedhja është bërë në dobi të natocentrizmit”, transmeton Koha.

Exit mobile version