Site icon PORTALB

Zaev dhe Haradinaj u takuan në konferencën e Mynihut

Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai atje u takua me homologun  tij nga Maqedonia Veriore, Zoran Zaev, Haradinaj e uroi atë për për nënshkrimin e dokumentit të parë për  anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Klan Kosova.

“Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO”

“Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version