Site icon PORTALB

Katër orë protestë, ja ku ndodhen Basha, Berisha e Kryemadhi

Lulzim Basha në protesta

Kur po bëhen gati 4 orë nga protesta e opozitës së Bashkuar, liderët e saj nuk i kanë braktisur qytetarët që me gjithë gazin lotsjellës vijojnë të qëndrojnë në Bulevard, transmeton Blakanweb.

Kreu i PD-së Lulzim Basha qëndron mes protestuesve në bulevard, mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit ashtu si edhe Berisha.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në këto momente pranë Lulzim Bashës në shesh.

Të tre liderët kryesorë të protestës së opozitës nuk kanë lëvizur asnjë moment nga protesta që me nisjen e saj dhe herë pas here kanë dhënë mesazhe për mediat.

Exit mobile version