Site icon PORTALB

Shkupi në maj nikoqir i samitit të zonave të lira ekonomike evropiane

Zona-ekonomike

Zona-ekonomike

Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të zonave të lira ekonomike  evropiane, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 maj të këtij viti. Priten mbi 350 përfaqësues  nga e gjithë bota,  ndërsa organizator është Drejtoria për zona zhvillimore industriale-teknologjike, e cila samitin do ta organizojë  në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore, transmeton Koha.mk.

Do të ftohen zëvendëskryeministrat dhe ministra, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e  zonave të lira  ekonomike. Samiti do të kthehet në shumë çështje që i prekin  zonat e lira ekonomike, ndërsa mes tjerash do të bisedohet  edhe për harmonizimin  e rajonit  rreth politikave në zonat dhe si të gjehen mënyra të unifikohen qëndrimet për ndihmë shtetërore  që u jepet  investitorëve të huaj.

Nga Drejtoria për ZZHIT theksojnë se ndihmën shtetërore që e japim  është harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian, por atë që e kërkon BE-ja është të harmonizohemi  si rajon në këtë pjesë sepse përderisa nuk ndodh kjo,  disa zona të caktuara vendosen  në situatë të varur në lidhje me të tjerat.

Exit mobile version