Nëna e “Boki 13” ka dhënë dorëheqje nga posti

Jasminka Jovanovska, nëna e pronarit të “1TV”, Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13”, e cila u përzgjodh si anëtare e Komisionit për Mbrojtje të të Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti, transmeton plusinfo, përcjell Portalb.mk. 

Jovanovksa ka theksuar se për shkaqe personale dhe familjare ka dorëzuar dorëheqje nga vendi I punës.

“Unë Jasminka Jovanovska nga Shkupi, sot deri tek Kuvendi I Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzova dorëheqje nga vendi I punës ku isha e emëruar si anëtare e e Komisionit për Mbrojtje të të Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik. Ju njoftoj se për shkaqe personale dhe familjare po e dorëzoj dorëheqjen. Unë dënoj të gjitha shkrimet tendencioze në të cilat ishim mjet I analizës unë dhe tërë familja ime.  Dua të jem një shembull edhe për të tjerët, në një situatë të ngjashme t’i respektojnë rregulloret pozitive ligjore”, thuhet në njoftimin nga Jovanovska.

Kujtojmë se Jovanovska në atë pozitë u emërua të premten pas votimit në seancën Kuvendore.

 

LEXO: Me propozim të LSDM-së, nëna e “Boki 13” u bë anëtare e Komisionit për Qasje të Lirë deri te Informatat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button