Lajm që befason, sipas një portali amerikan, FBI tregon se pesë nga shtatë terroristët më të kërkuar në SHBA janë gra!
Më poshtë keni emrat e tyre, krimet dhe bindjet politike.
1] Donna Joan Borup: Komuniste në ikje që nga viti 1982 pas hudhjes së acidit në fytyrën e një oficeri policor.
2] Joanne Deborah Chesimard: Militant nacionalist i cili kishte vrarë kalorës shtetëror në vitin 1973, i dënuar me burg, por i ikur në vitin 1979.
3] Josephine Sunshine Overaker: Mjedisore radikale e akuzuar për zjarrvënie dhe përpjekje për të shkatërruar një strukturë energjetike.
4] Rebecca Rubin: Mjedisore radikale e kërkuar për dy akuza për zjarrvënie.
5] Elizabeth Anna Duke: Komuniste e kërkuar për përfshirje në një numër incidente të dhunshmë në vitet e ’70 dhe fillim të viteve të ’80. Në ikje që nga viti 1985./Portalb/