Site icon PORTALB

Mançevski: Zaevi, ka kërkuar që familjarët e funksionarëve që janë punësuar të tërhiqen nga vendet e punës

Damjan Mançevski

Damjan Mançevski

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Maçevski mbrëmë në një emision në TV Telma paralajmëroi se kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të gjithë familjarët e funksionarëve të LSDM-së të cilët në periudhën e kaluar janë punësuar në institucione shtetërore të tërhiqen nga vendet e punës, njofton Portalb.mk.

“Pse mu tani shpallje? Do të përsëris, pasi që institucionet anë nevojë reale për kuadër. Për familjarët e afërt dhe miqtë të cilët janë punësuar patjetër të them se ato nuk janë vlerat tona. Ne bëjmë analiza, dhe për atë ne nuk kemi informatë. Me kërkesë të kryeministrit, ai ka kërkuar që të gjithë të tërhiqen. Kemi dalë nga një sistem me vlera të tilla ku ka pasur punësime partiake dhe ne luftojmë ta ndryshojmë atë sistem dhe ta ndryshojmë mënyrën e tillë mendimit. Ne pranuam se kemi trysni nga anëtarët tanë se ata presin të punësohen në institucione shtetërore dhe disa kanë arritur që të punësohen”, tha Mançevski.

Ndryshe kjo erdhi pasi që disa funskionarë të LSDM-së familjarët të tyre i punësuan nëpër institucione shtetërore.

Rasti i fundit ishte ai i deputetes së LSDM-së, Mira Stojçevska e cila vetëm për dy ditë ka arritur që t’i punësojë djalin në ELEM, vëllain në TEC Manastir dhe ta avancojë bashkëshortin e tij në komandant të Policisë së Pyjeve në Dellçevë.

Exit mobile version