Site icon PORTALB

U hap xhamia e re në Çair (FOTO-VIDEO)

U hap xhamia e re në Çair

U hap xhamia e re në Çair

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, sot u hap xhamia e re në Komunën e Çairit. 

Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Çairit, përveç kryetarit të komunës Izet Mexhit, kreut të BFI-së Sulejman efendi Rexhepi, përfaqësues të bashkësive islame të Kosovës dhe Shqipërisë, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Bursës të Turqisë, Bajram Vardar. 

Kryetari Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij ka theksuar se në këtë komunë do të vazhdojë ndërtimi i xhamive pasi, sipas tij, ato shërbejnë për ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare. 

Ai theksoi se ka kaluar koha kur ndalohej ngritja e objekteve fetare. Kryetari i BFI-së, Sulejman efendi Rexhepi gjithashtu theksoi se ngritja e xhamive është në funksion të edukimit të popullatës, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë në ndërtimin e tyre. 

Xhamia e Çairit është investim i familjes së Naim Kadriut dhe Selman Imerit. Kjo e fundit gjithashtu ka ndihmuar edhe në rikonstrumin e disa shkollave në Komunën e Çairit. Sipas shumë vlerësimeve, Xhamia e re në Çair shquhet për bukurinë e saj ndërtuese. 

Nga tjetër, Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar se sot do të nënshkruhet marrëveshje për restaurim të xhamisë Hajdar Kadi në Manastir. Sipas këtij institucioni, kjo marrëveshje nënshkruhet në mes BFI-së dhe Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë

Exit mobile version