Maas: Dëshirojmë stabilizimin e Sirisë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se dëshirojnë stabilizimin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për mediat të cilën e organizoi me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen, kryediplomati gjerman, duke theksuar se konflikti në Siri është duke vazhduar që 8 vite, tha se kanë humbur jetën mbi 400.000 persona, ndërsa miliona janë zhvendosur nga vendi i tyre.

Maas theksoi se një paqe e qëndrueshme me të gjitha grupet në Siri është e mundshme vetëm me një proces politik. “Të gjithë ne dëshirojmë për një stabilizim të shpejt të Sirisë”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se mbështesin përpjekjet e Sirisë për një kushtetutë të re.

Ndërsa Pedersen, nga ana e tij tha se që 8 vite në Siri përjetohen dhimbje. “Shumë persona humbën jetën. Shumë persona të humbur. Shumë persona mbahen të burgosur në kushte shumë të rënda”, u shpreh Pedersen.

“Përveç procesit politik duhet arrihet edhe progres social. Komiteti i kushtetutës është çelës këtu”, theksoi përfaqësuesi special i OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button