Në Gjykatën Supreme në Madrid, ka filluar procesi gjyqësor kundër liderëve separatistë të Katalonjës, pavarësisht se demonstruesit kanë bllokuar autostradat në pjesën verilindore të vendit, në rajonin e Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestat e thirrura për sot, janë sinkronizuar të nisin pikërisht në kohën e fillimit të procesit më të madh gjyqësor në 40 vitet e fundit në Spanjë.
Demonstruesit kanë shkaktuar bllokimin e disa rrugëve në Barcelonë.
Dymbëdhjetë të dyshuar përballen me akuzat për pjesëmarrje në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, që ishte bërë në përputhje me rezultatet e referendumit për pavarësi, përkundër që veprimi ka shkelur Kushtetutën spanjolle.
Disa nga të akuzuarit, rrezikojnë burg disa dekadash, nëse shpallen fajtorë.
Procesi gjyqësor transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror spanjoll.