Site icon PORTALB

Këto janë kushtet për subvencione për inverterë në Qytetin e Shkupit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Qyteti i Shkupit, si një nga masat kundër ndotjes së ajrit, së shpejti do të shpallë thirrje publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e inverterëve dhe pajisjeve tjera moderne për ngrohje. Në thirrjen publike do të pranohen llogaritë fiskale për inverterë që janë blerë nga data 1 janar 2019. Qytetarët do të mund  të aplikojnë në thirrjen publike nga muaji mars dhe pagesa e mjeteve do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Respektivisht, të gjithë qytetarët e Shkupit të cilët kanë llogari fiskale për blerjen e  inverterit në vitin 2019 dhe që i plotësojnë kushtet e veçanta për pjesëmarrje në thirrjen publike, nga data 01.03.2019 do të kenë mundësinë të aplikojnë për subvencione për inverterë. Subvencionimi i qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit për blerjen e pajisjeve moderne për ngrohje për vitin 2019 do të financohet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019. Lartësia e subvencionit do të jetë 50% të vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 15,000 denarë për tatim të përfshirë personal të fitimit për amvisëri.

Subvencionimi i qytetarëve gjatë blerjes të sistemit modern të ngrohjes është një nga aktivitet të parashikuar me masat e Planit për përmirësimin e silësisë së ajrit dhe është pjesë e masave të Planit aksional të Strategjisë për ndryshimet klimatike të Qytetit të Shkupit.

Për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve, aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. Të drejtë për pjesëmarrje:

Të drejtë për subvencionimin e një pjese të mjeteve për blerjen e inverterëve në vitin 2019 kanë personat fizikë që janë banorë të Qytetit të Shkupit (komunat në qytet: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Shuto Orizare) të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. Kushtet për pjesëmarrje:

Gjatë shqyrtimit të kërkesave për subvencione, do të merren parasysh ato në të cilat aplikuesi i ka përmbushur kushtet e mëposhtme:

  1. Publikimi i thirrjes publike

Mjetet do të përdoren për kompensimin e pjesshëm të qytetarëve për blerjen e pajisjes moderne të ngrohjes, në shumën prej 50% të vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 15,000 denarë.

Exit mobile version