Site icon PORTALB

Maqedoni, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Koçan

Policia e Maqedonisë, foto arkiv

Dy individë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Koçan të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas asaj që njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së drejtimit të automjetit duke fluturuar jashtë rrugës.

Me veturën ka qenë duke ngas O.E. (35). Me lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari A.V. (20), kurse me lëndime më të lehta trupore bashkudhëtarët tjerë S.G. (40), M.L. (20) dhe J.A. (21) të gjithë nga Koçani.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, dhe është duke u punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version