Site icon PORTALB

Kosovë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë për një mësues për ngacmim seksual të 27 nxënësve

Ngacmim seksual, foto ilustrim

Ngacmim seksual, foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale “keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Exit mobile version