Dy vdekje të dyshimta janë shënuar sot në kryeqytet, njofton Insajderi.
Rasti i parë ka të bëjë me një grua të moshës 71 vjeçare që është gjetur pa shenja jete pas mesnatës e shtrirë në rrugën ”Ndue Perleshi”, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në rastin e dytë, Policia rreth orës 09:00 ka pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë është gjetur një person i vdekur.
Bëhet fjalë për një 51 vjeçar, trupi i të cilit po ashtu u dërgua për obduksion.