Kjo komunë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të kësaj proteste do të bllokohen disa nga rrugët e qytetit, raporton lajmi.net.
“Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se me datën 08.02.2019, e premte duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 13:30, rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri tek Komuna, do të jetë e bllokuar për automjete, ndaj me mirëkuptim kërkojmë nga qytetarët qe gjatë kësaj kohe të bllokimit të rrugëve, të përdorin alternativa të tjera të rrugëve”, thuhet në njoftim.
Arsyeja e bllokimit të këtyre rrugëve behët me qëllim të zhvillimit të protestës së paralajmëruar për ditën e premte (08.02.2019) e cila është thirrur nga shoqëria civilelidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës.
LEXO: U arrestua mësuesi që keqpërdori seksualisht të miturën në Drenas