Site icon PORTALB

Ajshe Halili në 100 metër dhe Mervan Fetahi në kërcim së gjati kampion të Maqedonisë

Ajshe Halili në 100 metër dhe Mervan Fetahi në kërcim së gjati kampion të Maqedonisë

Ajshe Halili në 100 metër dhe Mervan Fetahi në kërcim së gjati kampion të Maqedonisë

Në kampionatit republikan të atletikës e organizuar nga Federata e Atletikës së Maqedonisë kanë marrë pjesë afro 80 atlet nga 12 klube të moshës deri më 15 vjet. Në këtë kampionat me garues të vetë ka marrë pjesë edhe klubi i atletikës Studenti i Tetovës me 6 garues 1 në kategorinë e femrave dhe 5 në kategorinë e meshkujve të cilët kanë arritur rezultate shumë të mira. Pasi kanë fituar dy tituj të kampionit dhe tre të nën kampionit. Sukseset e klubit të atletikës Studenti i kumtoi kryetari Bexhet Toçi “Kemi dy kampion dhe tre nën kampionë, ky është një sukses i shkëlqyeshëm i klubit tonë” tha ai

Ajshe Halili një talente me perspektivë e klubit të atletikës Studenti është shpallur kampione republikane në disiplinë 100 metër me rezultat 13.73, ndërsa e njëjta është edhe nën kampione në disiplinën 300 metër.

Titullin kampion i Maqedonisë e ka fituar edhe Mervan Fetahi 5.37 m në disiplinën kërcim së gjati, ndërsa në të njëjtën disiplinë nën kampion i Maqedonisë është Fis Toçi me 5.28 m.

Suksese të veçantë në këtë kampionat republikan të atletikës ka shënuar edhe stafeta e meshkujve të KA Studenti 4 x 100 metër të cilët kanë fituar titullin e nën kampionit. Rezultate të mira kanë shënuar edhe Lek Luma dhe Fis Toçi në disiplinën 100 metra.

“Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e dhe rezultatet e atletëve të klubit tonë. Me të drejtë mund të themi se këta pionierë janë perspektiva e klubit të atletikës Studenti por do të thoja edhe atletikës tetovare. Urojë që këta fëmijë të vazhdojnë me punë për të shënuar rezultatet edhe më të mira në garat tjera në nivel republikan” tha trajneri Ifraim Luta

Exit mobile version