Site icon PORTALB

Vlorë, burri vrau gruan në sy të vajzës, më pas tentoi të vetëvritet

Policia shqiptare

Policia e Shqiperisë

Një krim në familje ka ndodhur mesditën e sotme në familjen Lera në Vlorë. Gruaja rreth 45 vjeç është mbytur nga bashkëshorti, 57 vjeç,  në apartamentin e saj në katin e parë të një pallati.

Pas krimit, mësohet se burri ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët me thikë. Ai është transportuar me urgjencë në spital rajonal të Vlorës për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Ora News.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit por bashkëshortët mësohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe burri ka qenë i proceduar një vit  më parë për dhunë në familje.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë. Kjo e fundit mësohet se ka qenë prezente në momentin e ngjarjes.

Exit mobile version