Site icon PORTALB

Rusi, sulm në një xhami të Dagestanit

Rusi, sulm në një xhami të Dagestanit

Rusi, sulm në një xhami të Dagestanit

Dy persona të maskuar kanë hapur zjarr në një xhami të rajonit të Dagestanit (Rusi) duke shkaktuar plagosjen e tetë personave. 

Disa orë më pas, në të njëjtën xhami ka shpërthyer një bombë që ka shkaktuar plagosjen e disa personave të tjerë. Sipas BBC, sulmi ka ndodhur në qytetin Khasavyurt.

Sulmi ndodhi gjatë përgatitjeve të besimtarëve muslimanë rusë për festën e Bajramit të Madh. Rreth 70 besimtarë ishin në xhami kur personat e armatosur hapën zjarr mbrëmjen e së shtunës.

Në Dagestan, një republikë multietnike në kufi me Ceçeninë, ka pasur shumë dhunë nga militantët fetarë në vitet e fundit./Portalb

Exit mobile version