Site icon PORTALB

ANALIZË: Paratë e kurbetçarëve, varfëri ose investime?

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Gjermania, Italia, Zvicra, e tashmë disa vite me radhë edhe Iraku dhe Afganistani janë destinacionet kryesore për kurbet. Paratë e njerëzve të shpërngulur përgjithmonë, por ata që janë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit në vitin 2012 arritën nivel rekord, kur në vend në formë të transfereve private u dërguan mbi 1,5 miliardë euro.

Paratë që njerëzit tanë jashtë vendit i dërgojnë në Maqedoni e tejkaluan nivelin e 20% të PBB-së.  Njëra nga pyetjet kryesore që e bëjnë ekonomistët është se me paratë që i dërgojnë kurbetçarët a zbutet varfëria e familjeve apo ato përfundojnë si investime? Sipas analizës së Universitetit “American College” dhe Fondacionit për zhvillim të ndërmarrjeve të Maqedonisë, 25% e investimeve e kurbetçarëve janë me vlerë më të madhe se 1 milionë euro.  

Tetovarët shkojnë në kurbet për hapur biznese, kumanovarët kursejnë… 
Afganistani dhe Iraku, vende me rrezik të lartë të luftës, disa vite me rradhë janë destinacione për kurbet. Rreziku është i madh, por edhe fitimi. Tetova dhe Kumanova janë dy qytetet prej ku janë rekrutuar numri më i madh i njerëzve që vendosin të shkojnë në kurbet në këto zona kritike të luftës. 

“Numri më i madh i njerëzve që vendosin të punojnë në bazat ushtarake amerikane në Afganistan dhe në Irak janë nga Kumanova dhe Tetova. Rajonet ku gjenden këto dy qytete janë të njohura për pranimin e transfereve të parave nga këto vende të rrezikshme dhe sipas Studimit të QAE-s për determinantat dhe trendet për transferet private në drejtim të Maqedonisë prej vitit 2008, Rajoni i Pollogut atëherë ka marrë pjesë me 32,5% ndërs? rajoni i Kumanovës atëherë ka pasur 6% të transfereve të përgjithshme të parave në Maqedoni. Në atë periudhë numri i njerëzve që punojnë në Afganistan dhe në Irak ka qenë shumë më i vogël se sa sot” – shkruan në hulumtimin e Qendrës për analiza ekonomike, e cila poashtu thotë se numri i saktë i qytetarëve të Maqedonisë që punojnë në këto vende – nuk dihet.

Alarmant është fakti se motivi kryesor për këtë rrezik është të sigurohet siguria sociale, gjegjësisht ekzistenca e familjeve dhe rroga të ulëta. Por, edhe në këto vendime jetësore, ndikon politika. 

“Politizimi i shoqërisë sonë gjatë kërkimit të punës dhe marrjes së vendimeve të tjera që i prekin qytetarët, (mos)kujdesi i shtetit për shtresat sociale që kanë rroga të ulëta ose që janë të papunësuar dhe ligjet dhe dispozitat e tjera në vendin tonë (tatimet, dënimet, etj.). Vetëm 23% e të ankuetuarve konsiderojnë se puna në Afganistan dhe në Irak nuk është zgjidhje e mirë për të fituar, duke e pasur parasysh rrezikun e madh për jetë. Por, tre herë më shumë të anketuar mendojnë se puna në zonat e rrezikshme paraqet zgjidhje të mirë për vetë ata dhe për familjet e tyre.“ – thuhet në studim. 

Ajo që le përshtypje në analizë është se qytetarët e Kumanovës, paratë e fituara përveç për ekzistencë, i deponojnë si kursime nëpër banka ose blejnë patundshmëri. Nga ana tjetër qytetarët e Tetovës, përveç për jetesë, paratë i harxhojnë edhe për të hapur biznese, ose kjo përqindje është dyfish më e lartë se sa në Kumanovë.

Vitin e kaluar, si rezultat i transfereve private të parave në vend kanë hyrë 1 miliardë e 498 milionë euro. Në këto para, sipas të dhënave të Bankës Popullore janë përfshirë të gjitha shumat që personat privatë i dërgojnë në Maqedoni. Analiza krahasuese tregon se në krahasim me vitin 2012, në nivel vjetor ka zvogëlim të kësaj shume për rreth 74 milionë euro. 
Sipas ekonomistëve, pyetje kyçe është se sa nga këto para përfundojnë si investime e sa për përkrahjen e familjeve.
Hulumti i fundit i Qendrës për analiza ekonomike tregoi se pas përfundimit të krizës, është rritur dukshëm numri i familjeve që marrin ndihmë nga jashtë gjegjësisht se kjo përqindje u rrit nga 16% në 21%. Në të njëjtën kohë nuk rritet vetëm numri i familjeve që presin para nga jashtë, por edhe shumat e parave që dërgohen në vend. Kështu, prej 1.990 ?uro kjo shumë u rrit në diçka më shumë se 2.000 ?uro. ?naliza tregoi se në transferet private dominojnë mu familjet shqiptare dhe ato rurale, të ardhurat e të cilave mbahen në nivel të lartë edhe para edhe pas përfundimit të krizës. 

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në dy muajt e parë të këtij viti, si rezultat i transfereve private në vend kanë hyrë 188 milionë euro, e prej tyre 25,5 milionë euro janë transfere private të të punësuarve që punojnë jashtë vendit. 

Kurbetçinjtë vështirë vendosin që paratë t’i investojnë…. 
Vetëm tre përqind e firmave të hapura me para të kurbetçinjve janë të rangut të “firmave të mëdha”. Numri më i madh i investimeve në vend nga kurbetçintë bëjnë pjesë në “bizneset e vogla”. Këtë e tregoi hulumtimi i paradokohshëm i Universitetit “American College” dhe Fondacionit për zhvillim të ndërmarrjeve të Maqedonisë.

“Sipas rezultateve, numri më i madh i investimeve janë në sektorët e turizmit, hoteleve dhe restoraneve, tregtisë me shumicë dhe me pakicë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit (me pjesëmarrje të barabartë). Sa i përket shumës së investuar, numri më i madh i investimeve të realizuara ose 28% e tyre janë në rangun prej 100 mijë deri në 500 mijë euro dhe 25% janë me vlerë mbi 1 milionë euro.” – thotë për Portalb, profesoresha universitar Nikica Mojsovska. 

Numri më i madh i firmave që i hapin në Maqedoni janë mikro ose kompani të vogla. Ja se cila është struktura e bizneseve të kurbetçinjve sipas numrit të të punësuarve: 

-mikro ndërmarrje 39% (0-9 të punësuar)
-ndërmarrje të vogla 45% (deri në 50 të punësuar),
-ndërmarrje të mesme,13%  
-ndërmarrje të mëdha, 3%.

Pse kurbetçinjtë e Maqedonisë vështirë vendosin të investojnë në Maqedoni?

Si faktor i parë kryesor theksohen mjetet e pavolitshme dhe të paqasshme financiare. 

“Sa i përket pengesave për zhvillimin e biznesit, numri më i madh i të anketuarve, si më të rëndësishëm i potencojnë këto faktorë: mjetet e pavolitshme dhe të paqasshme financiare, mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, burokracia dhe administrata joefikase dhe toka që është në dispozicion dhe marrëdhëniet pronësore/juridike.” – sqaron profesoresha. 

Nga ana tjetër, ata që tashmë kanë vendosur të investojnë kanë theksuar se në vendimin e tyre për investim ndikim ka pasur ambienti i përmirësuar afarist, shkaqet emocianale dhe familjare, njohja e kulturës dhe shprehitë konsumatore në Maqedoni, mundësia e mirë për biznes dhe përfitim, dhe në fund si faktor është theksuar edhe dëshira për zhvillimin e vendit të vet.

Ekspertët janë të njëzëri se Maqedonia në krahasim me vendet e tjera të rajonit hyn në grupin e ekonomive për të cilat transferet private paraqesin segment të rëndësishëm për ta mbuluar minusin e bilancit tregtar, për amortizimin e varfërisë dhe për përmirësimin e standardit. 

Aneta Dodevska, Portalb

Exit mobile version