Site icon PORTALB

Turqi, janë sekuestruar 615 kilogramë kokainë

Droga e sekuestruar/ Foto:AA

 Gjatë një operacioni në portin Mersin të Turqisë, janë sekuestruar 615 kilogramë kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Prokurorisë në Mersin theksohet se pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër trafikimit pranë policisë në Mersin, në bashkëpunim me policinë e Hatay-it kontrolluan një dërgesë nga Ekuadori.

Me këtë rast, janë gjetur 530 pako me drogë të fshehura në paketime me banane.

Në kuadër të kësaj janë arrestuar 4 persona.

Exit mobile version