Site icon PORTALB

Dimitrov-Miçel: Marrëveshja e Prespës është prosperitet për tërë rajonin

Miçel - Dimitrov

Miçel - Dimitrov

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitov në Uashington ka pasur takim me ndihmës sekretarin amerikan për Evropë, Ves Miçel, me të cilin ka biseduar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe për aktivitetet në vijim në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollin për anëtarësim në NATO, njofton Portalb.mk.

Në takim, ashtu siç kumtojnë nga MPJ, Dimitrov ka shprehur pritje se së shpejti do të bëhet ratifikimi nga Senati i SHBA-së, ndërkaq Miçel ka theksuar “rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës si për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë ashtu edhe për tërë rajonin”.

Exit mobile version