Site icon PORTALB

Këto janë vizitat zyrtare të delegacioneve të huaja sot në Shkup

Shkupi per lajm kryesor, qytetar, banor, Maqedoni

Shkupi, foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Maqedoninë do ta vizitojnë disa delegacione të shteteve të huaja në mesin e tyre janë inistrja shtetërore për Çështje Evropiane e Republikës së Irlandës, Helen Mekenti dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Finlandës, Samuil Virtanen.

Në takimin e tyre në Shkup nikoqir do të jetë Bujar Osmani.

Gjithashtu vendin sot do ta vizitojë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Kërstiçeviq. Ai do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Më pas në Kuvend do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Exit mobile version