Site icon PORTALB

Sadiku: Në PDSH mbisundon ideja të mos nxjerrim kandidat për president

Azem Sadiku

Azem Sadiku

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Azem Sadiku ka deklaruar se partia e tyre ende nuk ka vendosur se a do dalin në zgjedhje presidenciale me kandidatin e tyre, por, siç theksoi, në parti mbisundon ideja  që të mos nxirret kandidat për president, transmeton Portalb.mk.

“Ne ende nuk kemi marrë vendim nëse do të dalim me kandidat për president, por mbisundon ideja të mos nxjerrim kandidat tonin partiak. Një gjë është e sigurtë, kandidati shqiptarë nuk fiton dhe është detyrë e jona që të maksimalizojmë peshën e votës shqiptare.

Vleresoj se për ne do të ishte i pranueshem një kandidat i cili edhe praktikisht të punojë dhe të vazhdojë proektin e filluar të integrimeve në NATO dhe BE. Vetëm një figurë e tillë, që do ti plotesonte këto kushte dhe do të përshpejtonte integrimet e vendit, do të ishte i pranueshem për ne”.
Exit mobile version