Site icon PORTALB

Kundërspin: Ka pasur keqpërdorim të kontributeve për pension

Bujar Osmani, foto: Borçe Popovski, "Kolektif"

Bujar Osmani, foto: Borçe Popovski, "Kolektif"

Çdo mosrespektim i ligjit për çfarëdo lloj arsye, në veçanti mosrespektimi i detyrimit ligjor për menaxhim me paratë e fondeve – është keqpërdorim. Çdo përdorim i padive nga funskionarë të lartë shtetërorë, drejtuar mediumeve, është kërcënim për lirin e fjalës dhe lirinë e mediumeve

 

Nënkryetari i Qeverisë së RM-së për eurointegrime, Bujar Osmani  dha qëndrimin e tij për rastin me paratë e 12 mijë të siguruarve në Fondin për Sigurim Pensional në të cilin shtrembërohet e vërteta, gjegjësish spinohet:

Spin: Fillimisht do të flas lidhur me jehonën që iu dha mbrëmë të ashtuquajturave keqpërdorime të mjeteve nga ana e Fondit Pensional, më saktësisht keqpërdorimin e 19 milion eurove. Unë këtu e kam patjetër të them se mbrëmë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska kishte një deklaratë të pafat e cila hapi mundësi për spekulime spektakolare lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Fondin Pensional për gjoja keqpërdorim të mjeteve dhe kur mbrëmë edhe me Ministrin por edhe me vet Fondin kontrolluam dhe vërtetuam se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të as edhe 1 denari nga mjetet e pensionistëve nga vetë Fondi Pensional, por u konfirmua se ka paqartësi si rrjedhojë e disa pengesave administrative dhe si rezultat i Qeverisë së mëparshme që të ulen shpenzimet e kontributeve e nga kjo të nënkuptohet se ato para nuk i janë dërguar shtyllës së dytë pensionale, megjithatë nuk bëhet fjalë absolutisht për keqpërdorim edhe të një denari të atyre mjeteve, kërkova nga ministrja dhe Fondi sot të dalin dhe të sqarojnë para qytetarëve dhe besoj këtë e bën dhe sqaruan se bëhet fjalë për fake news. Por, përsëri, për shkak të dëmit që është bërë BDI-së njoftojë të gjithë politikanë dhe gazetarët të cilët involvuan mbrëmë BDI-në në këtë lajmë të rrejshëm, se nëse nuk kërkojnë falje për 24 orët e ardhshme, do të ngremë procedurë ligjore me qëllim që të dëshmojmë të vërtetën. 

[Burimi: Qeveria-Shtypi-Osmani (prej minutës 46.30 deri në minutën 48) – data: 29.01.2019]

 

 

Kundërspin:  Spini i nënkryetarit të Qeverisë, Bujar Osmani, i cili shfaqet si njohës i Fake news ose lajmeve të rrejshme, është pikërisht e vërteta e shtrembëruara nga ana e tij, e cila na çon deri te lajmi i rrejshëm se “nuk ka pasur absolutisht keqpërdorime”.

Në të vërtetë, pas mbledhjes së fakteve dhe të gjithë deklaratave rreth kësaj ngjarje, e vërteta është shumë e qartë, siç do të thoshte Osmani, se absolutisht ekziston keqpërdorimi.

Deri te kjo na çojnë faktet në vazhdim:

Nëse këto janë fakte, ku është fake news-i i Osmanit se BDI nuk ka qenë e përfshirë në këtë, edhe pse për hir të së vërtetët, zëvendëskryeministri më vonë në konferencë për shtyp u tërhoq, dhe tha se për të fake news ka qenë ajo se BDI ia ka vjedhur paratë. Por, çka është më e rëndësishme, edhe përkrah këtyre fakteve a mund të mohohet se bëhet fjalë për keqpërdorim? Çka është keqpërdorim, nëse jo moszbatimi i ligjit, në veçanti ligji për sigurim pensional dhe invalidor në raport me transferimin e parave të cilat i japin të siguruarit?

Fundja,se bëhet fjalë për keqpërdorim dëshmojnë dy gjëra – akoma është i vlefshëm kallximi penal nga MPPS për një autor të panjohur dhe deklarata e koleges së Osmanit, zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska më konferencën e njëjtë për shtyp, vetëm një minutë më vonë:

Atë që e dëgjova nga konferenca për shtyp dhe deklaratat, është e qartë se bëhet fjalë për keqpërdorim, gjë që nuk do të thotë se kanë përfunduar në xhepa privat të funksionarëve, por keqpërdorimi duhet të hetohet nga ana e Prokurorisë Themelore Publike (prej minutës së 56-56.17 të videos). 

Ndoshta zëvendëskryeministri Osmani gabimisht e interpreton fjalën keqpërdorim në gjuhën maqedonase e ngatërron me fjalën vjedhje. Ndoshta, është i ndjeshëm për çdo “qime” që bie mbi BDI-në, në veçanti se edhe vet ai nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, përsëri rreth fakteve:

Prej këtu, Osmani në mënyrë jo të mençur kërkon t`ju kërkohet falje prej çdo politikani ose mediumi që përfshiu BDI-në në gjithë këtë, sepse me të drejtë reagoi edhe SHGM, sepse një prej indikatorëve për lirinë e shprehjes dhe për lirinë e mediumeve në vend, çdo herë është pyetje nëse politikanët ju kërcënohen mediumet për shkak të shkrimeve të tyre.

Për shkak të asaj që i tha më lartë mund të konstatohet se pretendimi i zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, se “absolutisht nuk bëhet fjalë për keqpërdorim edhe të një denari” nga FSPIM, kur është në pyetje mospagesa e parave të të siguruarve në shtyllën e dytë pensionale, absolutisht është spin, e vërtetë e shtrembëruar. Abuzim ka, është bërë para shumë kohe, ndërsa dëmin tani e mbulojnë të gjithë qytetarët e RM-së me ndarjen e 19 milion eurove nga buxheti i shtetit.

Burimi: Vërtetmatësi

Exit mobile version