Site icon PORTALB

Është gjuajtur me mjet shpërthyes në një kafiteri në Q.T. “Mavrovasja”

Mavrovasja Shkup

Q.T. Mavrovasja Shkup

Në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” mbrëmë ka pasur shpërthim nga një mjet eksploziv në njërën prej kafiterive, ndërkaq përveç dëmit material nuk ka persona të lënduar, njofton Portalb.mk.

“Më 04.02.2019 rreth orës 01:35 është paraqitur se në një objekt hotelrierie në bulevardin “Kërste Arsenov” në Shkup i cili në atë kohë s’ka punuar, është gjuajtur me mjet shpërthyes. Nuk ka persona të lënduar. Sipas të paraqiturës, janë dëmtuar dritaret e objektit, por edhe dyqanet përreth. Është kryer ekspertizë dhe po punohet në pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

Exit mobile version