Site icon PORTALB

Pas grevës, sot nis mësimi në shkollat e Kosovës

Ilustrim

Në të gjitha shkollat e Kosovës do të nis mësimi pas grevës tri javëshe.

Greva u ndërpre pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës arriti ujdi me udhëheqësit e koalicionit qeveritar lidhur me pagat e punonjësve të arsimit, transmeton Klan Kosova.

SBASHK kishte kërkuar që koeficienti për mësimdhënësit në ligjin për pagat të rritet për 30 përqind, ani pse pas marrëveshjes kjo rritje është bërë vetëm për 20 përqind.

Exit mobile version