Site icon PORTALB

Shtatë persona kanë ndërruar jetë pasi është kapërdirë autobusi në afërsi të Moskës (VIDEO)

Aksident në Moskë

Shtatë persona kanë ndërruar jetë pasi autobusi është kapërdirë n afërsi të Moskës. Në mesin e personave të vdekur katër janë fëmijë që sot shkonin në garë për vallëzim në Kalugë, qytet larg prej kryeqyteti 200 kilometra, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur pasi vozitësi e ka humbur kontrollin e vozitjes.

“Në autobusin që udhëtoi nga Smollenks drejt Kalugës ka pasur 48 udhëtarë, mes të cilëve 33 fëmijë”, deklaroi për agjencinë Interfaks përfaqësuesi i Ministrisë për situata të Jashtëzakonshme. Të lënduar janë 20 persona.

Hetimi i incidentit është në rrjedhë.

Exit mobile version