Site icon PORTALB

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni, sipas Raportit të përbashkët të auditimit mbi cilësinë e ajrit

Raporti për ndotjen e ajrit

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni në bazë të raportit të përgatitur për pesëmbëdhjetë vende nga pesëmbëdhjetë institucione supreme të auditimit të Evropës në bashkëpunim me Gjykatën evropiane të auditorëve. Raporti i përbashkët i auditimit paraqet përmbledhje gjithëpërfshirëse të 16 auditimeve për cilësi të ajrit, njofton Portalb.mk.

Në hartë është paraqitur se industria është ndotësi më i madh në Maqedoni dhe është shënuar me ngjyrë të kuqe, ndërsa ndotës i dytë janë amvisëritë dhe objektet komerciale. Në vijim janë një sërë masash që vendi ynë duhet të zbatojë:

Për të përmirësuar koordinimin e politikave për cilësi së ajrit, ISA (Institucioni suprem i auditimit – Enti shtetëror i auditimit) të Maqedonisë  i rekomandon Qeverisë:

Gjetjet e auditimeve kombëtare tregojnë se qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Rumanisë dhe Spanjës nuk i kanë implementuar plotësisht as strategjitë kombëtare ose planet kombëtare.

ISA në Shqipëri, Estoni, Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki kanë raportuar se qeveritë e tyre ose nuk kanë pasur tregues të performancës, ose kanë pasur, por nuk ka vepruar në përputhje me to. Nëse treguesit e performancës nuk janë në dispozicion, qeveritë nuk kanë fare informacione mbi efektivitetin e politikave të tyre.

Në rastin e Maqedonisë, atje politika e qeverisë në cilësinë e ajrit në nivel kombëtar ose lokal nuk është zbatuar siç duhet, ISA konkludon se
“Masat në Planin kombëtar për mbrojtjen e ajrit  ambiental janë komplekse dhe mbulojnë një fusha të ndryshme; ato duhet të implementohen nga institucionet qendrore dhe lokale. Nuk ekziston asnjë sistem për monitorimin e implementimit të secilës masë. Plani kombëtar nuk përmban indikatorë për matjen e efektivitetit të implementimit të politikave, gjë që e vështirëson monitorimin e masave për të arritur qëllimet dhe politikat e qeverisë në luftën kundër ndotjes së ajrit. Për shkak të mungesës së kapaciteteve administrative, pavarësisht nga fakti se shumica e komunave janë të vendosura në zona dhe aglomerate urbane, ekziston rrezik nga shumë nivele të substancave ndotëse, të cilat tejkalojnë një apo më shumë pragje të alarmimi. Vetëm autoritetet lokale në Tetovë, Manastir dhe Shkup kanë përgatitur plane aksionale afatshkurta për mbrojtje të ajrit ambiental. Në planet lokale nuk janë vendosur afate të sakta për zbatimin e ndonjë mase, as që tregohet niveli i fondeve të nevojshme, burimeve të fondeve, s’ka tregues për të matur efektivitetin dhe s’kanë përcaktuar organ përgjegjës për monitorim dhe vlerësim”.

ISA i Maqedonisë e ka dhënë shembullin e mëposhtëm:

“Sipas Ligjit për menaxhim me mbeturinat, Ministria e punëve të brendshme dhe Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe kryetarët lokalë janë të detyruar t’i mbyllin dhe ri-kultivojnë deponitë ilegale. Në vend janë 54 deponi komunale të cilat i ndotin ujërat nëntokësor, tokën dhe ajrin dhe janë ende funksionale “.

ISA nga Maqedonia ka njoftuar se buxhetet për zbatim të politikave për përmirësim të cilësisë së ajrit janë joadekuate. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës për periudhën e auditimit, investimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit nga buxheti i shtetit është i vogël dhe përfaqëson vetëm 0.1% të BPV-së. Nga fondet e planifikuara për programin e punës vjetore të sistemit shtetëror për monitorim automatik, janë miratuar vetëm 31-42%, që është e pamjaftueshme që matja e ndotjes të funksionojë pa pengesa, saktë dhe me efikasitet.

Si rezultat i kësaj, nuk ka mirëmbajtje të rregullt, nuk blihen pjesë këmbimi për stacionet matëse, nuk blihen pajisje laboratorike dhe reagues kimikë, nuk bëhet akreditimi i laboratorit as trajnim i personelit. Fakti që programi i punës nuk financohet plotësisht, e minon funksionimin e vazhdueshëm të sistemit të monitorimit “.

Gjetjet e auditimeve kombëtare tregojnë se sistemet e monitorimit në të paktën nëntë vende, përkatësisht Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Izrael, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki nuk gjenerojnë të dhëna të plota dhe/ose të besueshme.

ISA nga Maqedonia ka informuar se ndonëse informacionet kanë qenë në dispozicion në kohë reale, të dhënat nuk kanë qenë të plota. “Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka themeluar dhe menaxhon një sistem informacioni për cilësinë e ajrit, i cili është i lidhur me ueb-portalin për cilësi të ajrit. Portali siguron informacion në kohë reale për publikun, në lidhje me statusin aktual të ajrit ambiental, si dhe informacion mbi ndotësit, efektet shëndetësore dhe legjislacionin. Edhe pse baza e të dhënave për ajër përmban shumë të dhëna, ende nuk është e plotë. Nuk ka të dhëna për emetimet nga burimet stacionare, nuk ka të dhëna për cilësinë e ajrit ambiental nga burimet stacionare individuale, nuk ka të dhëna për emetimet nga burimet e lëvizshme dhe nuk ka të dhëna nga Kadastri i ndotësve të ajrit.

Exit mobile version