Site icon PORTALB

Ivanov i kënaqur nga përgjigja pozitive e Bullgarisë për fqinjësi të mirë

Ivanov  i kënaqur nga përgjigja pozitive e Bullgarisë për fqinjësi të mirë

Ivanov i kënaqur nga përgjigja pozitive e Bullgarisë për fqinjësi të mirë

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov ka konfirmuar pranimin e letrës nga homologu bullgar Rosen Pelvneliev, që mëngjesin e djeshëm e publikuan mediat e atjeshme.

“Presidenti Ivanov shpreh kënaqësi nga përgjigja pozitive e iniciativave për fqinjësi të mirë.

Njëherësh, presidenti Ivanov shpreh kënaqësi që nisma për shënimin e disa festave të përbashkëta hiastroike, si dhe Deklarata e 1999-s në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë do të mund të realizohen në një kohë sa më të afërt”, thonë nga Kabineti i presidentit Ivanov.

Një ditë më parë, presidenti bullgar Plevnliev përmes një letre pranoi ofertën e homologut maqedonas Ivanov, që Deklarata për bashkëpunim nga vitit 1999 të jetësohet me Marrëveshje të re për fqinjësi të mirë.

Exit mobile version