Site icon PORTALB

Ministria e Shëndetësisë: Gjashtë raste të reja me fruth, janë vaksinuar gjithsej 5.107 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me sëmundjen e fruthit, transmeton Portalb.mk.

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është hospitalizuar një foshnjë njëmuajshe me sindromën Daun nga Kumanova, e cila është me fotografi klinike më të vështirë dhe më parë është shëruar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Ndryshe, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për momentin janë hospitalizuar 20 pacientë me këtë lloj sëmundje.  Në Ambulanta janë kontrolluar pesë pacientë me simptoma të fruthit, nga të cilët një foshnjë gjashtëmuajsh nga fshati Luboten, e cila është e vaksinuar me një dozë si dhe katër pacientë të rritur (dy nga Shkupi, dhe një nga Dibra një nga Kumanova) që janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Sipas të dhënave të pikave për imunizim, nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar gjithsej 5.107”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq dje u regjistruan katër raste të reja nga  Shkupi dhe Tetova.

Exit mobile version