Rita Ora thotë se ajo ishte dashuruar në shikim të parë kur për të parën herë kishte filluar të dalë me Bruno Mars.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e cila tash raportohet e del me Rob Kardashian, ka zbuluar se ajo dhe Bruno kishin qenë çift para se të bëhen të famshëm.
“Ishte një dashuri në shikim të parë, një përvojë shumë e madhe. Ne u takuam në vitin 2009. Unë isha 18 vjeçe dhe fillova në Roc Nation. Bruno po ashtu ishte i panjohur atë kohë”.
“Ai ishte një autor që luftonte të mbijetojë i angazhuar për të shkruar këngë për mua. Unë mendova, ‘Uou, ky është djaloshi më i mrekullueshëm në botë’”, ka thënë Rita./portalb/