Site icon PORTALB

Përbërja e re e Antikorrupsionit: Për shtatë vende, kanë aplikuar 80 kandidatë

Përbërja e kaluar e Antikorrupsionit, foto arkiv

Tetëdhjetë kandidatë kanë aplikuar në konkursin për kryetar dhe anëtarë të përbërjes së re të Komisionit për Parandalim dhe Luftë Kundër Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), i cili do të ketë vetëm 7 pjesëtarë, njofton Portalb.mk.

Ndër 19 kanidatët për kryetar të Komisionit për Antikorrupsion ka aplikuar edhe ish prokurori Aleksandar Nakov, avokati Angjele Ilievski, avokati Oliver Vuksanoviq, Maja Mallahova, ish kryetarja e Komisionit për Furnizime Publike, Tanja Alltanxhieva dhe këshilltarja në Ministrinë për Drejtësi, Radica Llazareva Geroska.

Për anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion kanë aplikuar ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Mitevski, profesori i Fakulteti për Siguri, Zllate Dimovski dhe pjesëtari i Komisionit për Lustrim, Çedomir Damjanovski.

Me ligjin e ri edhe gazetarët mund të bëhen pjesë e Komisionit për Antikorrupsion, dhe për këtë shkak si anëtarë kanë aplikuar Xhelal Neziri nga SCOOP dhe Goran Tërpenovski nga “Sakam da kazam”.

Nga ana tjetër sot në Kuvendin e Maqedonisë do të mbajë mbledhje Komisioni për Selektim të këtyre kandidatëve, të cilëve pasi t’u arrijë me postë lista e aplikuesve, do t’i përzgjedhin anëtarët.

Komisionin për përzgjedhjen e  antikorrupsionerëve të rinj janë: deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq.

Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit do të jëtë Dragi Celevski.

Pas pëzgjedhjes së kandidatëve, do të ketë edhe intervista të cilat do të transmetohen drejtpërdrejtë në RTVM, ndërkaq do të t’i udhëheqin përfaqësuesit e ASHAM-it, nga Unioni Interparlamentar dhe organizatat civile që merren  me anti-korrupsion.

Kryetari i Komisionit dhe gjashtë anëtarët do të kenë mandat prej 5 vjetëve, të cilët nuk do të kenë të drejtë për rizgjedhje. Gjatë zgjedhjes, sipas Ligjit të ri për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, do të vlejë parimi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë dhe parimit të barazisë gjinore.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 350 mijë euro

Komisioni për Antikorrupsion ka 11 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit, u ka kushtuar financiarisht qytetarëve nga 300 deri në 350 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, mbi 3000 deklarata të pasurive, të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, janë në sirtarët e komisionit Anti-Korrupsion. Nuk janë shqyrtuar as 100 denoncimet e korrupsionit dhe një numër pak më i vogël i konflikteve të interesit.

Exit mobile version