Site icon PORTALB

Bebe Rexha e befasuar me mbështetjen që mori pas kritikave të saj ndaj dizajnerëve

Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është befasuar me mbështetjen që kishte marrë pas kritikave që ajo iu kishte bërë dizajnerëve.

Ditë më parë Bebe Rexha kishte kritikuar publikisht disa stilistë të cilët kishin refuzuar t’i jepnin asaj veshje për “Grammy Aëards” për shkak të masave të saj trupore, transmeton Koha.net.

Përveç fansave që i dhanë mbështetje ishin edhe yjet që e bënë këtë, përfshirë këtu edhe Demi Lovaton.

“Vetëm doja të ndaja ngjarjen time dhe sa shumë isha e frustruar. Kurrë s’kam pritur të marrë gjithë atë mbështetje dhe dashuri”, ka thënë ajo për People.

LEXO: Nuk pranojnë ta veshin se është e shëndoshë, artistja shqiptare shpërthen ndaj stilistëve

Exit mobile version