Në Maqedonia janë regjistruar edhe katër raste të reja të prekur nga fruthi, tre nga Shkupi dhe një nga Tetova, njofton Portalb.mk.
Ndërkaq dje u regjistruan tetë raste të reja, dy në Gjevgjeli dhe gjashtë në Shkup.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se të shtrirë në spital deri tash janë 21 pacientë të prekur nga fruthi, kurse janë kundër tij janë vaksinuar 4.970 persona.