Site icon PORTALB

Është shkarkuar kryetarja e Këshillit Komunal të Çairit, Xhemile Memeti

Këshilli Komunal i Çairit në krye me Xhemile Memetin

Me kërkesë të këshilltarëve komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), sot nga posti i kryetares së Këshillit të Komunës së Çairit (KKÇ), është shkarkuar Xhemile Memeti nga Lëvizja BESA, transmeton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Memeti, në profilin e saj në rrjetin social Fejsbuk.

“Të nderuar banorë të Çairit!
Sot në seancën e 18-të të Këshillit të Komunës së Çairit me kërkesë të këshilltarëve të BDI-së dhe LSDM-së shkarkohem nga posti,
Kryetare e Këshillit të Komunës së Çairit
Kisha nderin të ju shërbej!”, thuhet në njoftimin e ish kryetares së KKÇ-së, Xhemile Memeti.

Përndryshe, Xhemile Memeti si kryetare e KKÇ-së u emërua më 22 janar të vitit 2018-të, me 15 vota “për”. Për emërimin e saj patën votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së dhe 2 këshilltarë të Lëvizjes Besa.

Exit mobile version