Alvaro Morata është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Atletico Madridi.
Spanjolli iu bashkua klubit nga Madridi prej Chelseat në formë të huazimit për 26 muaj, transmeton Telegrafi.
Ish-sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e akademisë së Atleticos dhe është shumë i lumtur me rikthimin e tij tek Los Colchoneros.
??⚪? ¡@AlvaroMorata ya se entrena como nuevo jugador de nuestro equipo! ¡Lo estaba deseando! ?
? ➡ https://t.co/i7z7EcUqMW#AúpaAtleti #BienvenidoMorata pic.twitter.com/ypPAWtATd7— Atlético de Madrid (@Atleti) January 28, 2019
“Që kur isha mbledhës i topave gjithmonë kamë ëndërruar të luajë për këtë klub”, ka thënë Morata, i cituar nga Marca.
“Ne gjithmonë duhet të paraqiteshim dy orë para ndeshjes dhe e kujtoj me dashuri kohën kur pritja para hyrjes me babanë tim. Ishin kujtime aq të çmuara”.
“Kam menduar për këtë lëvizje kohë më parë. Tashmë ndihem se jam pjesë e klubit dhe tani jam shumë i motivuar për të dhënë maksimumin”, ka shtuar Morata.