Site icon PORTALB

Goshev: Rritje ekonomike vetëm në familjen qeveritare

Petar Goshev

Petar Goshev

Ish Guvernatori i Bankës qendrore Petar Goshev, thotë se nuk është çështja kryesore se sa është rritja ekonomike, por mënyra se si ndahet ajo.

Sipas tij rritja mund të jetë edhe 5 për qind, por nëse atë e  ndanë familja qeveritare, populli nuk do të shohë asgjë nga rritja ekonomike.

“Ky sistem ekonomiko-politik që e ndërton qeveria ka për qëllim që të dezintegrojë Maqedoninë dhe të na sjellë barriera të mëdha në të ardhmen. Kjo qeveri ka qendrën për të drejtën, aty është drejtësia, në kabinetin qeveritar, ndërsa realizues I kësaj të drejtë është Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së”, thotë Petar Goshev.

Exit mobile version