Site icon PORTALB

Aksidenti në magjistralen Gostivar-Kërçovë, 11 persona të lënduar

Foto ilustrim

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gostivar-Kërçovë. Pas ndërprerjes së qarkullimit për gati se dy orë, trafiku përsëri po ecën normalisht në të dy drejtimet, përcjell Alsat M. 

Sipas të dhënave paraprake të inspektimit, në aksidentin e trafiku që ndodhi rreth orës 14:00 pranë guroreve të hapura, janë përplasur një minibus dhe dy makinat të pasagjerëve.

Një person me lëndime më të mëdha është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Klinikën e Shkupit.

Exit mobile version