Site icon PORTALB

Fillim i keq – mbarimi i trishtueshëm!

Gazmend Aliu

Gazmend Aliu

Kjo është ajo që Maqedoninë e ka kapluar, kjo është e gjithë ajo fazë ku qytetarët ne përgjithësi janë të zhgënjyer, kështu vazhdon pa përgjegjsia politike tek njerëzit apo personat e pa pergjegjeshëm në Maqedoni, të cilët thjesht mendojn se nuk kanë asnjë obligim moral apo njerëzor që të duhet te japin sqarime sa i perket kësaj mareveshje absurde!

Në Maqedoni në gjithë këtë kohë sa ishin zgjedhjet ishte motoja interesante qe ja shafaqën opinionit këto parti politike, një me moto të tyre, na jepni 22 deputet që të jemi më të fortë në vendimemarrje, ndërsa tjetëra të jeni të sigurt se ne do të jemi në qeveri! Ky lojalitet aq i madh i partive politike shqiptare ndaj VMRO-DPMNE-së është absurditet, por edhe jo korrekte ndaj votuesve shqiptare, por kjo tregon vazalitetin e tyre qe kanë me subjektin maqedonas, me sa duket këta janë të lidhur fortë me këtë subjekt ( VMRO-DPMNE) sa që shumë borxh i paskan patur këto parti politike.

Është tëjet interesante edhe mospranimi i mandateve te kuvendit nga opozita maqedonase, a thua me këtë gjest LSDM-ja me veprimet e këtilla i “ndihmon” në pozicionimin më të mirë të BDI-së ndaj VMRO-së???, në rast se një hap të tille po ta bënte edhe BDI-ja? Do të përkeqësonte edhe ashtu gjendjen politike në Maqedoni. Ndërsa BDI edhe pse “korri” fitore historike siç deklarojnë? Sigurisht se edhe dështimi është historik, me vonë BDI do të deklarojë se nëse Maqedonia pranohet në NATO deri në shtatorë në siç thonë do të pranojmë presidentin si KONSENSUAL? Unë nuk e kuptoj çfare lidhje ka i ashtuquajturi “konsensualizëm” me organizatën euro-atlantike NATO? Shumë qartë vijmë në një konstatim se politik-berja kombëtare e BDI-së është e barabarte me interesin e ulët-qeveri dhe asgjë tjetër! Diletantizmi dhe papërgjegjesia ndaj popullit shqiptarë nuk ka fund! Po si,dhe a mundet të pranohet një shtet në NATO ku nuk ka dialog pozite-opozite (opozita LSDM është bile jashtë parlamentit e nuk e pranon rezultatin nga zgjedhjet presidenciale e parlamentare) BDI si atëherë do te realizojë hyrjen në NATO ( gënjene veten e gënjenë popullin ).

Po ku ishin e ku janë premtimet per gjuhën shqipe, ligjin për pjesmarrësit e konfliktit të 2001, ndoshta e gjithë kjo do te arrihet me ndonjë projekt tjetër, ndonjë Skopje 2020 ku e di?

Gazmend Aliu – student në fakultetitn e Studimeve Politike pranë USHT–së

Exit mobile version