Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk e uroi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk nëpërmjet rrjetit social “Twitter” e uroi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë dhe i lavdëroi të dy kryeministrat, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev për përfundimin e suksesshëm të misionit, transmeton Portalb.mk.
“Ata kishin imagjinatë, kanë ndërmarrë rrezik dhe ishin të përgatitur t’i sakrifikojnë interesat e tyre për më të mirën, Zoran, Aleksis – e keni bërë shkëlqyeshëm! Misioni i pamundur përfundoi me sukses”, shkroi Tusk në Twitter.
They had imagination, they took the risk, they were ready to sacrifice their own interests for the greater good. Zoran, Alexis – well done! Mission impossible accomplished. #PrespaAgreement@Zoran_Zaev @tsipras_eu
— Donald Tusk (@eucopresident) January 25, 2019
Ndryshe, Kuvendi i Greqisë sot pasdite me 153 vota “për” e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zgjidhet kontesti i emrit të shtetit.
LEXO: Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i hapet rruga për NATO dhe BE (VIDEO)
LEXO:Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi
LEXO:Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit