Maqedonasit në Greqi, sivjet kanë harxhuar 550 milionë euro, transmeton “Ohridskaj” duke iu referuar analizës së “Federatës turistike greke”, në të cilën nënshtetasit e Maqedonisë janë në pozitë të parë për më së shumti para të harxhuara tek fqiu jugor.
“Federata turistike greke në analizat e saj për vizitueshmëri dhe konsum të turistëve të huaj, thekson se qytetarët e FYROM-it që nga fillimi i vitit 2012, gjithjes në Greqi kanë harxhuar 550.000.000 euro dhe janë turistët më të mirë për sivjet, sipas mesatares së hyrjeve të euros në Greqi, thuhet në informatën të cilën e transmeton portali. /portalb/