Agjencia për Media e shqyrton pronësinë e 1TV, “Boki 13” edhe pse ka deklaruar, nuk është pronar në dokumente

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka ngritur procedurë kundër 1TV për shkak të fshehjes së pronësisë, njofton Portalb.mk.

Në seancën e nesërme në rend dite është caktuar shqyrtimi i propozim-vendimit për ngritjen e procedurës për eventualisht shkeljen e nenit 34 të nga ana e 1 TV. Procedura është ngritur pasi që Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, në deklarimet publike është paraqitur si pronar i televizionit edhe pse juridikisht dhe formalisht nuk është.

Neni 34 nga Ligji për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale e ndalon që ndonjë televizion të ketë pronar të fshehur. Nëse konstatohet se ka pronar të fshehur, ASHMAA mund t’ia marrë licencën për punë të medies.

Pronari i 1TV, sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, është ndërmarrja BMJ Media Grup, ndërkaq drejtor është Jasna Mandiq, por edhe babai i Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovski, i cili njëkohësisht është edhe drejtor në ndërmarrje.

Emri i Bojan Jovanovskit nuk figuron askund në dokumentet zyrtare, ndërkaq ai në intervistat e dhëna në televizion është deklaruar se ai është pronar.

BMJ Media Grup dhe 1TV kanë seli dhe adresë të njëjtë, Skupi 3/17.

1TV u themelua më 28 mars të vitit të kaluar. Edhe pse në programin e televizionit thuhet se është njëra ndër më të shikuarat, të dhënat zyrtare thonë se i njëjti gjatë fillimit të këtij muaji ka pasur shikueshmëri të vogël, gjegjësisht prej 1 deri në 2%, varësit prej ditës. Sa për krahasim, televizioni “Sitel”, në periudhën e njëjta ka pasur shikueshmëri prej 18 deri në 23% dhe ky televizion është në krye të listës.

Për momentin televizionin e ndjek skandali me emisionin “Insajderi maqedonas”, për të cilin biznesmeni Zoran Zmanov ka akuzuar se Bojan Jovanovski i ka kërkuar 50.000 euro. Jovanovski i ka demantuar akuzat, ndërkaq në ndërkohë u paraqit edhe “Insajderi” i Serbisë, prej ku paralajmëruan padi se 1TV e ka shfrytëzuar logon e tyre, pa pasur licencë që ta shfrytëzojnë formatin në televizion.  Ky emision vazhdimisht është paralajmëruar, por ende nuk ka filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button