Lajmi dhe fotografia e ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi duke vendosur lule mbi përmendoren e ushtarëve të ARM-së të rënë në vitin 2001, në ditën e rënies së dëshmorëve në krye me Komandant Telin, përshkoi mediumet dhe rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të bujshme te qytetarët. Por jo edhe aq reagime, sa kishte pas aktit “reciprok”, kur disa zyrtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë nderuan dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Sllupçan.
Analistët me mendime të ndryshme rreth këtyre gjesteve. Disa i konsiderojnë si të papërgjegjshme, disa i përshëndesim, e të tjerët akuzojnë për lojë politike.
Ajo është e mendimit se kjo duhet marrë si arsye dhe shtytje për hapjen e një debati publik për të qartësuar pozitat e konfliktit të vitit 2001.
“Kjo duhet të jetë shtytje për diskutim të hapur për statusin e anëve pjesëmarrëse në konfliktin e vitit 2001 dhe prej aty të del nevoja apo pa nevoja e përkuljes para përmendoreve. E gjithë kjo në kontekst të gjetjes së një vërtete të përbashkët, nëse mund të gjendet një e vërtetë e përbashkët për konfliktin e vitit 2001” – thotë Remenski.
Analisti Bashkim Bakiu këtë gjest e sheh si të guximshëm dhe për tu përshëndetur.
“Në përgjithësi është gjest i guximshëm nga ana e institucioneve dhe sinqerisht mendoj se është për të përshëndetur. Sepse pas Marrëveshjes së Ohrit, respektivisht një ndër rekomandimet e MO është që të kthehet besimi i ndërsjellë” – thotë Bakiu nga Instituti për hulumtim tëpolitikave dhe qeverisjes së mirë.
Sipas tij, reagimi dhe distancimi i shtatmadhorisë së ARM-së dhe partisë maqedonase në pushtet është rezultat i mentalitetit të dobët politik tek elita politike maqedonase.
Për anëtarin e lëvizjes qytetare PYKA, Edmond Ademi, ky “shkëmbim nderimesh” vjen si rezultat i marrëveshjes politike mes partnerëve të koalicionit, në tentim që secili të bëhet patriot para elektoratit të vet.
Shtatmadhoria e ARM-së dhe VMRO – DPMNE janë distancuar nga gjesti i nderimit të ushtarëve të UÇK-së. Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim këto dy momente i sheh si “hap që kontribuon në rritjen e mirëbesimit dhe tejkalimit të paragjykimeve midis komuniteteve në një shoqëri postkonfliktuoze”.
Ndërkaq ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi i vjen keq që “nuk është kuptuar plotësisht përpjekja për pajtim në frymën e Marrëveshjes së Ohrit”. /portalb/