Site icon PORTALB

Maqedoni, thirrje për pjesëmarrës në shkollën për sipërmarrës “Nga ideja deri në startap”

Foto ilustrim nga Pexels

Forumi Arsimor Rinor (FAR) në bashkëpunim me Institutin për Politikë Evropiane (IPE) hap thirrje për pjesëmarrës në Shkollën për sipërmarrës  “Nga Ideja deri në startap” në kuadër të projektit “Angazhimi i sektorit privat në arsimin për  sipërmarrësi” dhe (Engaging the Private Sector in Entrepreneurship Education). Programi do të realizohet në Shkup në periudhën nga shkurti deri në maj 2019.

Gjatë programit do të studiohen temat si mëposhtë:

  1. Çfarë është sipërmarrësi?
  2. Motivimi, lidershipi dhe puna në grup
  3. Historia, prezantimi dhe prototipi
  4. Marketing tradicional dhe online
  5. Udhëheqja e biznesit

Shkolla do të realizohet dy herë në javë pasdite dhe do të përfshijë aktivitete siç janë biseda me sipërmarrës të suksesshëm, simulime, studime të rasteve, punë praktike dhe leksione shtesë të hapura. Programi arsimor do të fillojë me trajnim intensiv dy ditor gjatë fundjavës.

Për kë është i dedikuar ky trajnim?

Aplikoni nëse:

Si të aplikoj?
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 28 janar 2019, duke dërguar CV dhe të plotësojnë aplikacionin në obuki@mof.org.mk. Mund ta shkarkoni aplikacionin nga linku mëposhtë.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet nga komision i përbërë nga përfaqësuesit të Forumit Arsimor Rinor dhe Institutit për Politika Evropiane. Sipas kërkesës, do të kryhen intervistat (telefonike ose personale) me aplikuesit. Programi është falas dhe do të zhvillohet në gjuhën maqedonase. Ndaj thirrjes gjithashtu mund të aplikojnë edhe ekipe, duke deklaruar në aplikacionin që aplikojnë me një ide biznesi të sajuar paraprakisht. 

Çfarë do të fitoj?

Një program edukimi cilësor që do t’ju mundësojë të zhvilloni kapacitetet tuaja!

Gjatë gjithë programit pjesëmarrësit do të formojnë ekipe dhe do të kenë mundësinë të aplikojnë për mbështetje financiare për propozim idenë e tyre të biznesit. Të gjitha ekipet do të pajisen me mentorim nga profesionistë me përvojë në sektorin e biznesit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen, të mësojnë dhe të bashkëpunojnë me pronarët e bizneseve të suksesshme, ligjërues të shkëlqyeshëm, mentorë, këshilltarë, profesorë dhe profesionistë. Të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të ndjekin trajnimin do të marrin certifikatë.

Një program i tillë u organizua në vitet 2016-2017 me  12 trajnime të suksesshme për  40 të rinj, në dy fusha të aftësive të buta: sipërmarrësi dhe pjesëmarrje qytetare.

Si rezultat i programit, u mbështetën dy startape lokale: Ushqim për të Gjithë dhe Audified Reality, me fondin e startapit dhe mentorimin. 

Programi do të bëhet i mundur me mbështetjen e Qendrës për Sipërmarrësi Private Ndërkombëtare (CIPE) .

Exit mobile version