Site icon PORTALB

Putin – Erdogan: Çështjen siriane ta zgjidhim përmes mjeteve politike dhe diplomatike

Recep Tayyip Erdoga dhe vladimir Putin/ Foto:AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili qëndron për vizitë pune njëditore në Moskë, ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Pallatin e Kremlinit në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media Putin ka theksuar se “janë duke punuar” mbi një zgjidhe të përhershme të çështjes së Sirisë, duke u shprehur se, “Duam që problemin ta zgjidhim përmes mjeteve politike dhe diplomatike”.

Sipas tij, nëse SHBA-të realizojnë planin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, do të ishte “një hap pozitiv”.

Putin po ashtu foli edhe për takimin trepalësh, i cili i referohet zgjidhjes së çështjes së Sirisë, duke theksuar se, “Takimin trepalësh i liderëve Turqi-Rusi-Iran synojmë ta zhvillojmë në Moskë”.

Lidhur me zonën e sigurisë në Siri, Putin ka theksuar se “respektojnë interesat e miqve tanë turq, veçanërisht në garantimin e sigurisë”.

“Jemi të një mendimi me Turqinë për t’i luftuar së bashku të gjitha organizatat terroriste”, deklaroi Putin.

Exit mobile version