Site icon PORTALB

Romë, një tunel i mbushur me hashash

Sipas të përditshmes “Il Messagero”, tuneli kishte një sipërfaqe prej gjysmë hektari. 900 bimë kultivoheshin në të

Sipas të përditshmes “Il Messagero”, tuneli kishte një sipërfaqe prej gjysmë hektari. 900 bimë kultivoheshin në të

Policia në Romë zbuloi një tunel të braktisur metroje të mbushur përgjatë një kilometri me bimë hashashi, të kultivuar në mënyrë profesionale. 

Tuneli, i ndërtuar në vitet 1930 nga lideri i atëhershëm Benito Mussolini, ishte përshtatur me drita halogjene, të cilat prodhinin ndriçim e nxehtësi të përshtatshme për rritjen e bimës narkotike.

Zbulimi u bë ditën e martë, pasi disa agjentë kishin ndjerë një erë të çuditshme hashashi në hyrje të fabrikës ilegale.

Në tunel, rritej edhe një bimë tjetër narkotike, e njohur si “kërpudha”. Nevojat për vaditje të vazhdueshme të bimës, trafikantët i kishin zgjidhur duke përdorur një sistem të detajuar kanalizimesh.

Gjithashtu u zbuluan dhoma të caktuara magazinimi dhe procesimi të lëndës.

Sipas të përditshmes “Il Messagero”, tuneli kishte një sipërfaqe prej gjysmë hektari. 900 bimë kultivoheshin në të, ndërsa sasia e drogës kishte një vlerë tregu prej tre milionë eurosh. /t.ch

Exit mobile version