Site icon PORTALB

Kuvendi i Greqisë do të debatojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Kuvendi i Greqisë

Në orën 10 sipas orës lokale do të fillojë debati i seancës plenare në Kuvendin e Greqisë për ratifikim e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa deputetët do të votojnë nesër në mbrëmje, transmeton Portalb.mk.

Seanca do të zgjasë aq sa është e nevojshme, gjegjësisht në varësi të numrit të deputetëve që do të paraqiten për fjalim.

Vlerësimet dhe llogaritë se marrëveshja do të ratifikohet me më së paku 151 vota, ndërsa duke pasur parasysh deklaratat e fundit të deputetëve atje, me siguri marrëveshja do të ratifikohet me 153 vota “për”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Debatit i ka paraprirë edhe komisioni parlamentar dyditor, ndërsa pas fjalimit të 38 deputetëve dhe dy raportuesve dhe gjithsej 12 orë diskutim, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje në Kuvendin e Greqisë e miratoi draft-ligjin sipas të cilit po ratifikohet dhe hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës.

Exit mobile version