Në takimin ndërmjet Lëvizjes Qytetare “Anti-bixhoz” dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u vendos që të përpilohet një ligj i cili do të jetë në dobi të qytetarëve dhe se kazinot të jenë 3 kilometra nga vendbanimet, transmeton Portalb.mk.
Lideri Ahmeti deklaroi, se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të punojnë me përkushtim që përpilohet ligj i cili do të jetë në dobi të qytetarëve.
“Apelojmë te të gjithë ata, që mendojnë se kanë përfitime nga kjo fushë e veprimtarisë, le të largohen nga aty, le ti largojnë nga shkollat, nga objektet, të frekuentuara nga qytetarët, edhe pse lakminë ta prish gjithçka, së paku ne duam që lakmimet e pakrenueshme, t’u vendojmë premisa. Do të përpiqemi që këto çështje të sanksionohen, dhe të vendosim që të përpilojmë një ligj i cili do të jetë në përputhshmëri në vullnetin e vullnetmirëve dhe në dobi të qytetarëve. Unë zotohem, se unë, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi do të punojmë me përkushtim që të kemi rezultate”, tha Ahmeti pas takimit.
Pjesëtari i Lëvizjes “Anti-bixhoz”, Xhemal Avdiu deklaroi se lideri Ahmeti u ka premtuar se do të pranohet kërkesa që kazinot të jenë 3 kilometra larg vendbanimet.
“Na u premtua se do të bëhet çmos që do të sillet një ligj që do të jetë për të mirën e qytetarëve. Na u premtua që do të pranohet kërkesa jonë që kazinot të jenë larg 3 kilometra nga vendbanimet”, tha Avdiu.
Megjithatë, lideri AHmeti nuk premtoi se 10 deputetë e tij nuk do ta votojnë Ligjin për lojërat e fatit nëse në të njëjtin nuk integrohet edhe kërkesa që kazinot të jenë 3 kilometra larg.
“Ne jemi në një debat, nuk kemi negociuar me të gjitha palët. Dhe shpresojmë që do të arrihet më e mira në dobi të qytetarëve”, tha Ahmeti.
Ahmeti në konferencën për media ka komentuar edhe dërgimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venedikut dhe ka treguar qëndrimin e BDI-së që në Maqedoni bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Paraprakisht Lëvizja Anti-Bixhoz realizoi takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetarët e dy krahëve të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami dhe dje me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit në Maqedoni, deputetët e Lëvizjes BESA premtuan se do të iniciojnë ndryshime
- LEXO: Teuta Arifi në takim me Lëvizjen Anti-Bixhoz kanë diskutuar “gjerë e gjatë” për ligjin për kazinot
- LEXO: “Anti-Bixhoz”: Xhaferi na premtoi se nuk do ta nënshkruajë ligjin nëse kazino nuk largohen 1km larg institucioneve
- LEXO: Sela pas takimit me Lëvizjen Anti-Bixhoz: Distanca e kazinove të përcaktohet nga largësia e shtëpive, jo e institucioneve
Kërkesat e kësaj Lëvizjes Anti-Bixhoz janë:
- Të gjitha objektet e lojërave të fatit (kazinot, bastoret sportive si dhe të gjitha lojërat e ngjashme të fatit) të largohen 3km nga vendbanimet.
- Ndarja e 5% të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik (shkolla, çerdhe, biblioteka, spitale si dhe shoqatave dhe qendrave që organizojnë aktivitete për rehabilitimin e të varurve nga lojërat e fatit.
- Të hartohet strategji nacionale për t’i edukuar nxënësit, studentët dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi. këto kërkesa janë të pa kontestueshme!
Më datë 9 janar, partitë opozitare paralajmëruan amendamente për propozim-ligjin për lojërat e fatit, ndërkaq Ministria e Financave nuk ishte e interesuar që ta informojë opinionin për rrjedhën e ligjit.
- LEXO: Maqedoni, pushteti pa interes t’i pranojë kërkesat për ligjin për kazinot, opozita paralajmëron amendamente
- LEXO: Tetovë, mijëra qytetarë bashkë me priftërinj e hoxhallarë kërkuan të largohen kazinot 3 km larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Ligji për kazinot, “Anti-Bixhoz”: Jo 500 metra, por 3 kilometra të largohen nga institucionet arsimore
- LEXO: Bastoret dhe kazinot, Partia Liberale: Qeveria dhe Ministria e Financave ta ndjek shembullin e Shqipërisë
- LEXO: Tevdovski: Do t’i shqyrtojmë kërkesat për kazinot