Site icon PORTALB

Subaru zbulon çmimet e paketës Legacy

Subaru zbulon çmimet e paketës Legacy

Subaru zbulon çmimet e paketës Legacy

Subaru që së fundmi prezantoi modelin e ri të Legacy, ka zbuluar çmimin fillestar prej 22,000 dollarëve i cili sipas zyrtarëve të kësaj kompanie do të jetë i disponueshëm në tregun amerikan deri në fund të kësaj vere.

Versioni me 2.5 litra është i pajisur me sistem zërimi katër kanalësh, Bluetooth/USB/iPod/AUX, dhe posedon një monitor të ndjeshëm në prekje prej 6.2 inç.

Kurse do të jetë i disponueshëm edhe versioni me 2.5 litra me katër cilindra, që prodhon në total plotë 175 kuaj fuqi, dhe që ka ndërrues simetrik që bart fuqinë motorike në të katër rrotat. Ky avancim teknologjik i mundëson kësaj veture të shpenzoj sa më pak.

Aty do të jetë edhe Legacy 2.5 litra Premium që kushton 24.000 dollarë, Legacy 2.5 litra Limited me 27,000 dollarë si dhe Legacy 3.6 litra R Limited me 30,000 dollarë.

Exit mobile version