Site icon PORTALB

LSI, Kryemadhi: Në qershor, edhe zgjedhje të përgjithshme

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zhvilloi këtë të dielë një takim me strukturat në Skrapar, nga ku u bëri thirrje jo vetëm skraparlijve, por edhe të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë për të rrëzuar qeverinë e Rilindjes, siç tha ajo, duke përmendur më pas edhe kryeministrin Rama.

Kryetarja e LSI-së tha se Shqipëria ndodhet në kushtet e emergjencës dhe në një situatë aspak normale, pasi – siç u shpreh, – vendi ka rënë në duart e një grupi kriminal dhe oligarkësh, të cilët çdo ditë e më shumë po vjedhin buxhetin e shtetit dhe po çojnë shqiptarët drejt varfërisë dhe largimit nga vendi, transmeton TCH.

Sipas saj,një qeverisje e tillë nuk e meriton të jetë më qeveria e popullit, e tashmë “të gjitha kushtet janë pjekur”.

“Kemi përballë një sfidë të madhe. Sfida është shumë e thjeshtë. Të rrëzojmë dhe të largojmë Edi Ramën, simbolin e zaptuesit të shtetit dfhe të popullit të tij”, tha Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së paralajmëroi se, në qershor, së bashku me zgjedhjet lokale do të zhvillohen dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Në fakt kemi një datë të zgjedhjeve lokale të dekretuara. Nuk do të jenë vetëm zgjedhje lokale. Do të jenë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk mund të pranojnë që të qeverisen nga një qeveri qe ka grabitur mandatet politike të saj në Parlament dhe nga një qeveri e cila mandatet e saj i ka të blera me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar”, tha kryetarja e LSI-së.

Exit mobile version